Reagimi i ambasadorit gjerman për protestën/Berisha: Herr Hoffman, avokat i qeverisë, të tronditej për zgjedhjet dhe jo për djegien e bunkerit

0
137

 

 

bbIsh-kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër dje ambasadorin gjerman Helmut Hoffman, i cili dënoi dhunën ndaj bunkerit në protestën e 8 dhjetorit dhe u shpreh se ndihej i tronditur. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha tha se Herr Hoffman ka qenë që në fillim avokat i qeverisë dhe se, sipas tij, ambasadori duhej të tronditej për zgjedhjet e kaluara, të cilat nuk plotësuan standardet, dhe jo për djegien e bunkerit. “Kohë përpara se të prononcohen ambasadorët, unë personalisht dhe kryetari i PD-së kemi shpallur thirrjen për protesta paqësore, mosbindje civile paqësore. Me ambasadorët të cilët i respektoj, kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunë, por absolutisht nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Ky është qëndrimi i prerë. Shpreh keqardhje bunkeri është statuja, konstelacion i diktatorit Hoxha ngritur nga Edi Rama për të poshtëruar shqiptarët. Mendoj se Hoffman duhej të ishte tronditur më shumë për zgjedhjet por kur merr përsipër të bëjë avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë. Unë kam pasur mundësi t’ia përcjell këtë mesazh dhe tani po e them publikisht. Herr Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë, dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos që tha këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Argumenti që dha Herr Hoffman, për të cilin kam respekt, pasi vendi i tij ka dhënë shumë kontribut për Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër, argumenti që dha është i mjerueshëm. Tha kam biseduar me dy-tre shqiptarë që besoj se janë të pavarur. Në mirëkuptimin më të madh i them këtij njeriu se kam 25 vjet që merrem me politikë në këtë vend por më gjej një njeri të pavarur në këtë vend nga politika. Ka,por unë s’e gjej dot. Qesh ndonjëherë kur përpiqen të bëjnë guvernatorin. Me këtë nuk them të mos përzihen, absolutisht, të ndihmojnë të shprehin mendime, por nuk e dua që ata të jenë guvernatorë. Tek vota është gabim fatal. Unë kam denoncuar Glover si kapomafia ndërkombëtare të botës dhe nuk ka njeri që nuk ia faktoj cilitdo që ulet përballë meje”, – tha Berisha.

 

Si nisi çështja

Në momentin kur bunkeri po shkatërrohej nga protestuesit, ambasadori gjerman u shfaq në protestën e Partisë Demokratike. Ky akt u shoqërua me një opinion nga gazetari Nebil Çika në gazetën “Standard”, i cili mori kritikën e ambasadorit gjerman që reagoi me një njoftim për mediat. “Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve. Por artikulli i gazetës “Standard” i datës 10 dhjetor 2015 me titull “Protestuesi i Nderit” shkruar nga njëfarë Nebil Cika – ribotuar nga “Albanian Daily News”, datë 11 dhjetor – shkon përtej asaj, që mund të anashkalohet. Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit “si një protestues i zakonshëm”, dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se “kam qëndruar atje deri në të fund”. E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë. E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme. E konsideroj vërtet mjaft për të ardhur keq faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency