Vonesa e autobuzit në stacion është bërë shkak që një i moshuar në Tiranë të goditet me grusht nga kontrollori i biletave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e , rreth orës 13.40, në autobuzin e Tiranës së Re, ku një i moshuar është goditur me grusht nga kontrollori pasi po ankohej për vonesat e autobuzit në stacion, të cilat janë të shpeshta dhe prezente pothuajse në të gjitha linjta urbane në kryeqytet.
Konflikti është filmuar nga një pasagjer që ndodhej brenda autobuzit, I cili e ka postuar më pas atë në faqen “Jeta osh Qef”.
“Mora urbanin Tirana e re tek Unaza Re dhe nje burre i moshuar po ankohej per vonesat ne stacion. Pastaj kontrollori i linjes e fyen rende, e nxjerr jashte dhe e godet me grusht sic e shikoni ne video. Eshte e papranueshme dhe degjenerim kjo qe sapo ndodhi. Nr i autobuzit eshte 06 ora 13:40. Te nderhyjn organet kompetente”, ka rrëfyer personi që ka filmuar konfliktin.