Janë filmuar agjentët e policisë që ishin maskuar si gazetarë dhe që ishin të pranishëm në protestën e djeshme të opozitës të zhvilluar para parlamentit. Një video është bërë publike në rrjetet sociale, ndërsa aty dëgjohet dhe dialogu mes agjentëve të policisë të cilët kanë filmuar disa persona.
Siç duket agjentët policor kishin shkuar me një synim për persona të caktuar. Kjo bën të mendosh se edhe shoqërimet e djeshme të policisë të disa protestuesve nuk kanë qenë të rastësishme, por të planifikuara që më parë.