Laçi i shkaktoi humbjen e tretë radhazi Teutës. Ekipi kurbinas fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin e javës së 17 të Superligës. Ky është një rikthim te suksesi për Laçin.
Goli u shënua nga nigeriani Xhejms në pjesën e parë. Skuadra durrsake nuk fiton me atë kurbinase prej 2 vitesh. Të dy ekipet kërkojnë kupat e Europës dhe për t’ia arritur kanë edhe 19 ndeshje të tjera. Të shtunën do të zhvillohen takimet e tjera të javës së 17.