Tërhiqet qeveria / Depoziton në Kuvend amendamentin për heqjen e dekoratave të hetuesve të komunizmit

0
114

 

 

QQeveria ka depozituar në Kuvend amendamentin për medaljet e dhëna për veteranët, ku pjesë kanë qenë edhe hetues të diktaturës.

Sipas amendamentit të qeverisë, kërkohet që të hiqen medaljet për drejtuesit e komunizmit dhe ish-anëtarët e byrosë komuniste. Kjo nismë erdhi pas debatit e reagimeve të ashpra për dekorimin e hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çokut dhe hetuesve të tjerë.

Disa ditë më parë, Kryeministri Rama kërkoi falje nga Shkodra për dekoratat e dhëna për gjyqtarët e prokurorët e komunizmit të diktaturës, duke arsyetuar se ishin në listën e veteranëve. Kurse deputeti i PD, Oerd Bylykbashi duke folur sot për mediat jashtë Parlamentit, tha se mazhoranca e kishte për detyrim ligjor të verifikonte çdo person që i dha medalje.

“Mazhoranca e kishte detyrim me ligj që të bëjë verifikimin sipas ligjit për cdo person. Dekoratat dhe medaljet jepen për persona që kanë kontribute dhe ligji parashikon instrumentat e verifikimit që kjo mazhorancë s’e ka bërë dhe s’mundet që tani nëpërmjet një akti të shëmtuar se e zuri halli, ta bëjë këtë. Kjo qeveri në mënyrë të qëllimshme po rehabiliton figurat më të urryera të komunizimit”, tha deputeti Bylykbashi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency