Gjimnazistët zbukurojnë qytetin e Fierit për festa

0
206

 

gjj
1212Qyteti i Fierit është dekoruar bukur këtë festë jo vetëm me pemën tradicinale të Krishtlindjeve, por edhe me disa drerë të punuar bukur.

Mësohet se drerët janë ‘gdhendur’ nga tre gjimnazistë, të cilët studiojnë në shkollën artistike ‘Jakov Xoxa’ të qytetit: Andi Selimaj, Gerhard Muharremi, Jurxhen Ahmeti dhe Fabion Serjanaj.

Tre gjimnazistët që i kanë bërë këtë dhuratë të bukur qytetarëve të tyre, janë përshëndetur nga kryebashkiaku Armando Subashi.

“Kur të gjithë mendojmë për të bërë më të mirën për qytetin, produkti është vetëm sukses, – shkruan Subashi. – Është ndihmesa e këtyre djemve të mrekullueshëm të shkollës artistike “Jakov Xoxa”, që ka plotësuar atmosferën festive të qytetit. Drerët e punuar me aq përkushtim prej tyre, i kanë dhënë hijeshi këtij dekori.”