Hetimet për atentatin në Durrës/ Autoret janë vrasës me pagesë

0
154

 

 

Ervin-Kodra-Endri-ÇaushajAtentati në Durrës është porositur nga krerët e një grupi kriminal që vepron në Durrës dhe në Tiranë dhe autoret janë vrasës me pagesë. Kjo është pista e fundit e hetimit për ekzekutimin në publik të dy të rinjve në qytetin bregdetar mbrëmjen e 3 ditëve më parë. Ervin Kodra ka qenë objekti i ekzekutimit, kurse për 25-vjeçarin vlonjat po hetohen lidhjet e dajës së tij, tregtar në Tiranë. Është verifikuar se takimet midis dy të rinjve kohët e fundit ishin shumë të shpeshta.

Pa precedentë penale Endri Çaushaj vazhdonte masterin në kryeqytet dhe të dielën ai do të kryente ceremoninë e fejesës në Vlorë.

Dyshimet janë se Kodra nuk është treguar korrekt në një pazar droge duket që ka sjellë edhe atentatin me dy të vdekur, megjithatë hetuesit janë duke hetuar në disa pista.

Edhe pse lëvizjet e autorëve janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së bizneseve apo godinave shtetërore të vendosura pranë zonës ku ndodhi ngjarja, imazhet e marra nuk janë të qarta dhe kjo e ka penguar policinë në identifikimin e autorëve apo të makinës tip “Benz” me të cilën ata janë larguar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency