I ka marrë 500 euro me premtimin për t’i nxjerë dokumentatat në hipotekë, por në fakt Ergys Hasa nuk ka bërë asnjë punë duke u zhdukur së bashku me paratë.
Hasa i kishte premtuar shtetasit Arben Plasa se ai do arrinte të përfundonte punë me dokumentat në hipotekë, dhe për pasojë ai ka pranuar që nëpërmjet këtij sekseri të nxjerë letrat e pronës së tij.
Por sekseri i hipotekës në asnjë rast nuk ka bërë punën, por vetëm ka marrë lekët dhe është fshehur. Nisur nga kjo situatë, Ergys Hysa është denoncuar në polici nga Arben dhe Marie Plasa, dhe pak ditë më parë sekseri i hipotekës është dënuar me 9 muaj burg për akuzën e “mashtrimit”.
Premtimet e sekserit
Nga hetimi gjyqësor i zhvilluar në disa seancna gjyqësore rezultoi e provuar se: Të dëmtuarit Arben dhe Marie Plasa janë banorë të qyetit të Tiranës dhe kushurinj midis tyre. Për shkak edhe të lidhjeve të gjakut që kanë, të dëmtuarëve i ka lindur një problem në lidhje me rregjistrimin e një prone në ZRPP Tiranë. I dëmtuari Arben Plasa ka diskutuar në lidhje me procedurën që duhet të ndiqte në ZRPP me të pandehurin Ergys Hasa, të cilin e njeh prej kohësh dhe e ka komshi.
Pasi ka kuptuar problemin që kishin, i pandehuri i ka premtuar të dëmtuarit Arben Plasa se ai kishte njohje në ZRPP dhe se me mund ta ndihmonte për të siguruar dokumentat që i nevojiteshin. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2014, i pandehuri i ka kërkuar dhe marrë të dëmtuarit Arben fillimisht shumën 10 000 lekë të reja. Pasi ka pritur rreth 3-4 muaj, i pandehuri i është shmangur të dëmtuarit dhe nuk i ka dhënë dokumentacionin hipotekor të premtuar.
Edhe 400 euro të tjera
Në muajin mars 2014 i dëmtuari Arben Plasa ka takuar të pandehurin dhe i ka kërkuar që të përmbushte detyrimin për dhënien e dokumentave hipotekore ose kthimin e parave. I pandehuri është shprehur se duheshin edhe 400 euro me qëllim që të mbaronte procedurat hipotekore. Meqenëse prona ishe e përbashkët, i dëmtuari Arben ka biseduar edhe me kushurirën e tij Marie Plasa dhe të dy i kanë dhënë të pandehurit edhe shumën 400 euro të kërkuar prej tij.