Kosovë/ Lëvizja “Vetëvendosje”, qëllon me vezë një ministër

0
143

 

 

 

ggMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është sulmuar me vezë nga lëvizja “Vetëvendosje”.

VV-ja pa treguar vendin e sulmit me vezë, ka njoftuar se sot kanë gjuajtur ministrin Stavileci, për t’i treguar edhe një herë Qeverisë së Kosovës se pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, u tërhoqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi”,  është shkruar në njoftimin e VV-së.

“E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë ‘Republika e Kosovës’, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi”.