Quhet Kamilla Osman dhe është një blogere nga Kanadaja, e cila po lë pa fjalë internetin, për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme që ka me Kim Kardashian. Ajo duket kaq shumë si ylli i reality, sa kanë qenë të shumtë ata që në rrjete sociale kanë shtruar pyetjen nëse Kamilla është e vërtetë. Siç shkruan gazeta “Daily Star,”, ndonëse ka vetëm dy muaj që ka hapur një profil në rrjetin social Instagram, falë pamjes së saj, Kamilla ka mbi 67 mijë ndjekës.