Komuniteti rom dhe egjiptian/Ministria Gjermeni në Mirditë, inspekton disa projekte

0
184

 

 

Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-Eglantina-Gjermeni-ishte-sot-në-bashkinë-Mirdite-200x188Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ishte dje në Bashkinë e Mirditës, ku së bashku me kryetarin e Bashkisë, Ndrec Dedaj, dhe deputetin Eduart Ndocaj, inspektuan përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Ura e Pazarit, Varrezat Publike dhe Unaza e Madhe si dhe 15 banesa të familjeve rome dhe egjiptiane, të cilat u rikonstruktuan me fondet e MZHU në vitin 2015. Bashkia Mirditë në këto dy vite ka përfituar për herë të parë fonde për rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom dhe egjiptian. Për vitin 2015 për këtë bashki nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban në kuadër të Programit “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom dhe egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore” u zbatua projekti në vlerë mbi 5 milionë lekë, nga ku kanë përfituar 15 familje të komunitetit rom dhe egjiptian. Për vitin 2016 është rritur me 25% fondi i alokuar për programin Përmirësimi i Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore. 183 familje rome dhe egjiptiane në mënyrë direkte do të përfitojnë nga zbatimi i projekteve konkrete me një vlerë totale investimi rreth 113 milionë lekë. Ministrja Gjermeni u bëri apel drejtuesve të njësive vendore për të aplikuar për projekte për strehimin e komunitetit rom dhe egjiptian për t’u mbështetur me fonde nga FZHR.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency