Kryetari i Bashkisë/Rreth 80 shkolla në kryeqytet ende zhvillojnë mësim me dy turne

0
158

 

eeKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ditën e djeshme zhvilloi një takim me këshillin e fëmijëve. Ai diskutoi me të vegjlit një sërë problemesh që shqetësojnë ata, që nga shkolla e deri te mungesa e parqeve. Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se “fëmijët janë aleati më i madh i nismave të ndërmarra nga bashkia, ku një prej rasteve ishte “Dita pa makina”. Po ashtu, ai ngriti shqetësimin se 80 shkolla në kryeqytet zhvillojnë ende mësim me dy turne. Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe do të merren masa që shumë shpejt t’i jepet fund këtij absurditeti. “Kemi shumë gjëra që duhet të bëjmë. Ne do të fillojmë një projekt shumë të madh për shkollat në Tiranë. Unë e di që jo të gjitha shkollat janë shkollat e ëndrrave tona. Asnjë nuk ka dëshirë të shkojë në një shkollë me dy turne. Ne kemi ofruar një zgjidhje që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë shkolla. Me lekët që ka Bashkia ne mund të bëjmë 1 ose maksimumi 2 shkolla në vit, ndërkohë që shkollat me dy turne janë rreth 80”, – nënvizoi Veliaj.