Ministria e Financave/Dështojnë të ardhurat e pushtetit vendor për vitin 2016

0
161

 

 

nnMosrealizimi i të ardhurave nga pushteti vendor vazhdoi gjatë gjithë 11-­mujorit të këtij viti. Referuar të dhënave paraprake të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se gjatë kësaj periudhe të ardhurat janë realizuar në masën 10.8 mld lekë, ndërkohë që ishin parashikuar 11.3 mld lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Por referuar të dhënave, dy janë analizat që mund të bëhen, ose parashikimi është më i lartë se kapaciteti, ose pushtetarët vendorë nuk kanë patur performancën e duhur. Por në gjithë këto vite njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë administruar në mënyrë efikase, çka është reflektuar në treguesit e të ardhurave. Ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor gjatë gjithë viteve të fundit ka ardhur si rrjedhojë jo vetëm e një menaxhimi jo të mirë, por edhe nga niveli i ulët i kapaciteteve njerëzore që kanë shumë nga këto njësi. Ndërkohë, reforma për ndarjen e re administrative të vendit, që tashmë ka hyrë në fuqi në pjesën e dytë të këtij viti, pritet të sjellë ndryshime edhe në buxhetet e planifikuara të njësive vendore. Ndërkohë, për të rritur të ardhurat nga taksat, sidomos ajo e pronës, Bashkia e Tiranës ka propozuar vetëm një ditë më parë që mbledhja e saj të bëhet nëpërmjet faturës së ujit, çka do ta bënte më të lehtë nga ana administrative. Por kjo pritet të ndikojë në rritjen e të ardhurave për pushtetin vendor. Sipas statistikave të Financave, për periudhën 11-mujore nga kjo taksë janë mbledhur rreth 3.6 miliardë lekë ose 100 milionë lekë më pak se planifikimi.