Përveç lëvizjes së lirë në vendet Shengen, shqiptarët tashmë janë të lirë të udhëtojnë pa pengesa edhe në një shtet tjetër.
Tashmë, shqiptarët mund të udhëtojnë në Indonezi pa asnjë problem, shtet ky që e përfshiu vendin tonë në një listë me 84 shtete, qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë vetëm me pasaportë.
Ky vendim është ndërmarrë në kuadër të zhvillimit të turizmit, i cili ka njohur një rritje të ndjeshme vitet e fundit.