Ish të përndjekurit kartolinë për Ramën , një vizatim i bërë nga vetë ai

0
185

 

 

kartolina1Ish të përndjekurit politikë kanë vendosur që t’i bëjnë Kryeministrit Rama dhuratë një vizatim të bërë nga vetë ai në vitin 1983. Vizatimi tregon një vajzë që personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri armikun e partisë.

“Vizatim nga profesori i arteve socialiste, Edi Rama. Kjo është kartolina që i dërgojmë Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit. Kjo tregon se çfarë mendësie ka Kryeministri i shqiptarëve që është sot. Asgjë nuk e ka rastësore dhe e dinë mirë të gjithë shqiptarët se ai nuk mund të ndahet nga e shkuara e tij komuniste. Dekriminalizim pa dekomunistizim nuk ka. Nën bunkerin që shembën të përndjekurin fshihen katër dhoma nëntokësore, që lidhen me Shtëpinë e Gjetheve dhe Ministrinë e Brendshme dhe mbi ato katër dhoma kërkon të vendosë fotografitë e Enver Hoxhës”, tha presidenti i unionit të të përndjekurve, Besim Ndregjoni, gjatë një takimi në Shkodër.

Sipas tij, Edi Rama, në emër të partisë që përfaqëson që është Partia e Punës së Shqipërisë, duhet t’u kërkojë falje të gjithë të përndjekurve politikë për krimet e komunizmit, jo të rikthejë simbolet e komunizmit, shkruan gazeta ‘Panorama’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency