“Fëmijët Shqiptarë”/Fondacioni viziton në prag festash katërnjakët e mbetur jetimë

0
145

 

 

 

ffAta erdhën në jetë të katër së bashku 9 vjet më parë, duke sjellë jo vetëm gëzim të madh në shtëpinë e tyre dhe tek të afërmit, por edhe shumë dilema dhe pasiguri për mirërritjen e tyre. Në këtë fundvit, ata nuk rrethohen më nga dashuria e mamit Lindita që i solli në jetë, pasi një sëmundje e rëndë ia mori jetën pak muaj më parë. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, i cili ka mbështetur prindërit çdo vit në rritjen e këtyre fëmijëve, së bashku me përfaqësueset e bordit, Elizabeta Gjoni dhe Elvana Hana, vizituan në prag festash shtëpinë e katërnjakëve, duke i gëzuar fëmijët me dhurata të personalizuara. Doktoreshë Liri Berisha tha se të gjithë donin të vinin për të parë se sa ishin rritur këta fëmijë, se sa të bukur janë bërë dhe për t’i gëzuar me një dhuratë . Dhuratat janë përgatitur nga i gjithë stafi fondacionit duke i përshtatur për fëmijët. “Unë sot do të doja t’i besoja asaj përrallës së engjëjve që rrinë në qiell dhe që shohin se ç’bëhet në tokë. Do të doja që Lindita sot të shikonte se sa shumë miq keni ju sot në shtëpi, se sa të gëzuar bashkë me këta njerëz e bëni Vitin e Ri. Do të doja që ju sot të ishit të lumtur dhe të gëzuar jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me shokët tuaj”, – tha ajo. Familja Cala, e cila gëzonte një djalë me të madh kur katërnjakët erdhën në jetë, u ndihmua në atë kohë nga qeveria me një shtëpi .Gjyshja dhe babai i Marios, Albionës, Luisit, Simonit, dhe djalit më të të madh Enit, falënderuan fondacionin për ndihmën e pakursyer që në lindje të tyre. Gjatë bashkëbisedimit me babain e papunë, dr. Liri Berisha dhe përfaqësuesit e bordit morën përsipër t’i ndihmojnë në vazhdimësi fëmijët si në anën materiale, ashtu edhe në përkujdesjen shëndetësore me qëllim mirërritjen e tyre