Reshjet e denduara që kanë mbërthyer vendin kanë sjellë përmbytjet e para në jug.
Në Elbasan, përroi ka përmbytur tokat në Labinot-Fushë pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon banesat.
Prurjet e përroit të Zaranikës kanë dëmtuar argjinaturën dhe rrezikojnë zonën përreth, ndaj Shtabi i Emergjencave Civile ka nisur evakuimin e banorëve në këto zona.
Në akset rrugore, mësohet se pasur probleme në rrugën Librazhd – Elbasan si dhe Gramsh – Sult.
Përmbytjet kanë filluar dhe në zonën e Bilajt në Krujë, pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm.
E njëjtë sitata paraqitet edhe në Fier në fshatin Mbrostar-Ura.