Rikthehet Seria A. Juventus drejt kreut. Inter në pritje të provës së e veshtirë kundër Empoli

0
145

empoli

 

Pas dy javesh e gjysme shkeputjeje rikthehet Serie A dhe kampionati italian si gjithmone luan ndeshjet e para te vitit pikerisht diten e Epifanise. Duke lene menjane takimin e shtyre Sassuolo – Torino qe u shty per shkak te mjegulles nevojiten edhe dy ndeshje per te percaktuar kampionen e dimrit. Ne javen e parafundit te fazes se pare Interi kryesues do te mase forcat ne oren 18:00 ne Stadiumin Castellani perballe Empolit. Zikalterit per momentin kryesojne kampionatin me vetem nje pike me shume sesa dy skuadrat e tjera Fiorentina dhe Napoli megjithate takimi permbylles i vitit 2015 ndaj Lazios ngriti te tjera pikepyetje mbi ecurine e deritanishme apo nivelin e lojes se shfaqur nga ekipi i Mancinit. Skuadra vazhdon te krenohet me mbrojtjen me te forte sidoqofte ky ekip ka shenuar me pak se cdo klub tjeter qe pretendon per titull, apo per te dhene nje shembull tjeter me pak edhe sesa nje skuader si Sampdoria. Tashme eshte koha qe per te marre pergjigjet perfundimtare nga skuadra dhe trajneri Roberto Mancini pasi kalendari i muajit janar pervecse i ngjeshur do te jete edhe teper i veshtire.

Ne krahun tjeter Empoli paraqitet ne ndeshjen e pare te vitit me plot 4 fitore radhazi dhe numeron ne klasifikim vetem 5 pike me pak sesa Zona Evropiane. Ekipi toskan luan nje futboll shume terheqes dhe ne fakt per nga stili trajneri Marco Giampaolo nuk eshte se ndryshon shume nga tekniku i meparshem Maurizio Sarri. Te Interi do te mungoje Felipe Melo qe nis periudhen e skualifikimit me tre ndeshje, nderkaq mbetet per t’u pare formacioni ku do te mbeshtetet Mancini, sidomos pas gjobave qe moren disa futbolliste pas disfates me Lazion. Ndeshja korresponduese e vitit te kaluar u mbyll ne barazim pa gola, ndersa ne fazen e dyte, ne takimin permbylles te sezonit Interi fitoi 4-3 nje ndeshje spektakolare, me plot shtate te gola te shenuar ne pjesen e dyte. Ne oren 15:00 do te zbresin ne fushe kampionet ne fuqi, me Juventusin qe do te prese ne Torino Veronen e vendit te fundit. Bardhezinjte e mbyllen vitin e kaluar me plot 7 fitore rresht dhe si skuadra me ne forme e kampionatit.

Si pa u ndjere ekipi i Allegrit tashme e shikon veten vetem 3 pike larg kreut dhe gjendja ka ndryshuar ndjeshem ne dy muajt e fundit. Mbrojtja ofron shume me teper siguri ndersa perpara sulmi ka realizuar 15 gola ne pese ndeshjet e fundit ne Itali. Mandzukic ka probleme keshtuqe perpara pritet te luaje dyshja Dybala – Morata, ndersa ne krahun tjeter Veronen do ta udheheqe Luigi Delneri qe e drejtoi Juven para epokes Conte. Sulmi i verdhebluve do te udhehiqet gjithashtu nga kapiteni Luca Toni qe mori titullin me bardhezinjte ne vitin e pare te periudhes Conte, gjithsesi per skuadren venete ka fare pak shpresa pasi Juventusi ka fituar 10 perballjet e fundit ndermjet tyre ne Piemont. Po ne oren 15:00 Fiorentina do te luaje ne Sicili me Palermon, ndersa Roma do te kete nje ndeshje shume te veshtire me Chievon ne Bentegodi, pasi trajneri Rudi Garcia duhet te ndertoje formacionin pa te skualifikuarit Dzeko, Pjanic dhe Nainggolan.

Milani do te nise vitin ne shtepi me Bolonjen, njesoj si edhe Lazio qe do te prese Carpin ne Olimpico pa dyshen Biglia – Milinkovic Savic. Po ne oren 15: 00 Sassuolo qe ka humbur vetem nje nga shtate takimet e fundit do te mase forcat ne Reggio Emilia me Frozinonen, nderkaq java do te mbyllet ne mbremje, ne oren 20:45 me duelin Napoli – Torino. Historikisht kjo ka qene nje perballje teper e veshtire per te kalterit ne San Paolo, pasi ekipi granata eshte mundur vetem tri here ne 10 perballjet e tyre te fundit ne Kampanja. Toro nuk po kalon momente te mira, ndersa Napoli i Sarrit pervec faktit qe do te luaje pas skuadrave te tjera pretendente do te bej gjithashtu cmos qe te kenaqe tifozet, pas barazimit zhgenjyes me Romen, qe ishte edhe ndeshja e tyre e fundit ne shtepi.