Një mësues në Lezhë është arrestuar për shpërdorim detyre pasi nuk i kishte vendosur një nxënësi mungesa gjatë orëve të mësimit.
Policia e Lezhës thotë se mësuesi Zef Nikolli prej dy muajsh nuk i kishte vendosur mungesa nxënësit 17-vjeçar me iniciale K.SH, edhe pse ky i fundit ishte jashtë vendit.
Sipas regjistrit të shkollës, 17-vjeçari figuronte sikur frekuentonte rregullisht mësimin, ndërkohë që prej rreth 60 ditësh ai nuk ka qenë prezent në mësim. Ndaj mësuesit u ngrit akuza e shpërdorimit të detyrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit.