Ura e zonës së Paskuqanit në Tiranë është bllokuar nga policia rrugore pasi rrezikon shembjen. Që në orët e paradites forcat e policisë kanë bllokuar lëvizjen ndërsa kanë rrethuar zonën.
Pamjet e sjella në redaksinë e SYRI.net tregojnë se si policia ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe njerëzve nga frika e shembjes së urës.
Banorët shprehen se ura mund të rrëzohet nga momenti në moment, por frika më e madhe për ta është nëse ura shembet kur nuk është e ruajtur.