Alarmohet OKB/Korea e Veriut shkakton tërmet nga prova e bombës me hidrogjen

0
141

 

 

Lideri-i-Koresë-Veriore-Kim-Jong-Un-650x358Pas spekulimeve mbi një tërmet të shkaktuar nga veprimtari njerëzore, Korea e Veriut konfirmoi të parin test të suksesshëm të bombës me hidrogjen. Nëse të tilla pretendime konfirmohen, atëherë ky do të ishte i katërti test bërthamor i vendit komunist që prej 2006-s, si dhe një tjetër arsye për të ushqyer frikën se Peniani po përpiqet të krijojë armë të një force gjigante shkatërruese, që mund të mbërrijnë deri në SHBA. Njoftimi u përcoll në televizionin shtetëror, vetëm pak orë pas regjistrimit të një tërmeti 5,1 ballësh në afërsi të zonës së Punggyeri, ku janë zhvilluar prova të tjera nukleare në të shkuarën.

Korea e Veriut

Kjo është hera e parë, që Peniani deklaron se ka testuar një bombë me hidrogjen, që është më e fuqishme sesa një bombë bërthamore bazike. Ekspertët ndërkombëtarë nuk janë shumë të bindur nga aftësitë atomike të shtetit të izoluar komunist dhe, për këtë pretendim të fundit, nuk ka ende një konfirmim të pavarur. Muajin e kaluar ishte vet udhëheqësi Kim Jong-un, që deklaroi prodhimin e një bombe të tillë, pohime këto që ngjallën jo pak skepticizëm. Por nëse rezulton se testi ka ndodhur vërtet, atëherë kjo tregon se Korea e Veriut është e vendosur të ndjekë ambiciet e saj bërthamore e të zhvillojë programin e vet atomik, pa e marrë në konsideratë koston politike dhe diplomatike që do të shoqërojë në mënyrë të pashmangshme një zhvillim të tillë aspak të mirëpritur. Përpara testit të katërt, specialistët besonin se Korea e Veriut ishte vite larg goditjes së një shënjestre me një bombë bërthamore të vendosur në një raketë. Por tani është mëse e qartë se, Peniani mbetet shumë i vendosur që ta bëjë një gjë të tillë dhe se, aftësitë e tij bërthamore po përmirësohen me shpejtësi. Një valë reagimesh pasoi njoftimin për këtë test nuklear. Australia deklaroi se, me këtë veprim, Korea e Veriut dëshmon se është një kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Japonia lëshoi një notë të ashpër proteste, ndërsa kundër veprimit të Penianit u shpreh dhe aleatja e ngushtë e tij, Kina.

Këshilli i Sigurimit

Ndërkohë  anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhen në një takim urgjent pasi Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar me sukses një bombë atomike me hidrogjen. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) thirri një takim urgjent pas testit bërthamor të Koresë së Veriut. SHBA dyshon për ekzistencën e një bombe me hidrogjen. Nëse konfirmohet ky test i Koresë së Veriut, ky do të jetë testi i katërt i saj që sfidon sanksionet e Kombeve të Bashuara dhe konfirmon një hap të tjetër drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duan të takohen, për të diskutuar veprimet e mëtejshme, tha një zëdhënëse. “Edhe pse ne ende nuk mund të konfirmojë se një test është kryer, ne dënojmë çdo shkelje të rezolutave të OKB-së dhe i bëjmë thirrje edhe një herë Koresë së Veriut që të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. “Edhe Japonia e dënoi fuqishëm testin e pretenduar nga Koreja e Veriut. “Ky është një kërcënim për vendin tonë dhe është tërësisht i patolerueshëm”, tha kryeministri japonez, Shnozo Abe. Koreja e Jugut njoftoi se ky qe një veprim i vendosur kundër provokimeve nga Koreja e Veriut dhe tha se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara “sillen si agresor”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency