Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kohët e fundit ka qenë jashtëzakonisht aktiv në mbrojtje të Reformës në Drejtësi. Takimet e tij me protogonistët e politikës shqiptare për ti çuar të gjithë në një konsesus për këtë reformë sipas traseve që ka vendosur Komisioni i Venecias për këtë çështje, kanë qenë të shumta dhe në dukje të parë, të sukseshme. Aktualisht të gjitha palët janë dakord me këtë reformë dhe që ajo të kryhet sipas vërejtjeve të “Venecias”. Gati në të gjitha daljet e tija publike ambasadori Lu, me një gjuhë të ashpër ka kritikuar sistemin aktual të drejtësisë shqiptare, ku sipas tij, ai ka shuar shpresat e të gjithë shqiptarëve. Vetëm pak muaj më parë USAID përfundoi projektin e tij 5-vjeçar “Just”, i cili ofroi 10 milionë dollarë në ndihmë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në ceremoninë e përfundimit të këtij mision, ambasadori Donald Lu ritheksoi se, “shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë”. “Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë për të pastruar sistemin e drejtësisë, por falë projektit “Just”, në Shqipëri tani regjistrohen 80% të seancave gjyqësore”, tha Lu. Lu tha se mbështet reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa evidentoi kontributin që USAID ka thënë për drejtësinë shqiptare. “Në 5 vite USAID ka dhënë 10 milionë dollarë për drejtësinë. 5 vite më parë një çështje donte 9 seanca, sot duhen 3”, tha Lu. Diplomati i shtetit amerikan bëri me dije se pavarësisht punës së madhe që e pret vendin, projekti kontribuoi për të sjellë më shumë transparencë në drejtësinë shqiptare. Edhe në kartolinën për Krishtëlindjeve që ju dërgoi shqiptarëve nëpërmjet rjeteve sociale ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ritheksoi pozicionin e vendit që përfaqëson si mbështetësi më të fortë i reformës së drejtësisë në vendin tonë. Nëpërmjet një publikimi në rrjetete sociale, ambasada amerikane njoftonte disa pika se përse e mbështet Lu reformën. Sipas ambasadorit “Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë”. “Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen”. Ambasadori tha gjithashtu se Amerika është bashkëpronare në këtë propozim dhe ndaj e mbështet fort atë.