Policia e mbajti të fshehtë , vetëvrasjen e polices

0
191

 

 

oKa vrarë veten me plumb në kokë, policja e Kosovës, Drita Latifi

Kjo ka ndodhur një ditë më parë, por Polica megjithëse ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë.

Lajmi.net mëson se ajo ka jetuar e vetme, ngase në një kohë kishte probleme familjare dhe se vuante nga një sëmundje.

Tashmë e ndjera, për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e në muajt e fundit punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave.

Ajo është motra e këngëtarit të njohur Mc Beka, dhe nuk ka qenë e martuar.

Ndërsa, policia zyrtarisht ka raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin