Reforma në Drejtësi përbën prioritet absolut për Shqipërinë dhe një urgjencë ndaj Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme i ka bërë thirrje sot parlamentarëve shqiptarë dhe partive politike të marrin parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, thirrjet e ndërkombëtarëve, të shoqërisë civile dhe pritshmërinë e shqiptarëve.
Në deklaratën e këtij koalicioni thuhet se “si legjislatorë ju mbani në dorë fatin e ndryshimeve pozitive për Shqipërinë në shumë aspekte, por reforma në drejtësi është e një rëndësie të veçantë dhe do të shënojë pikën e kthesës për fatin e shqiptarëve. Ky është moment për të treguar përgjegjshmëri dhe urtësi për të cilën kanë aq shumë nevojë qytetarët që ju kanë zgjedhur.”