Nga Joseph S. Nye, Jr. | Project Syndicate | Kembrixh
Ndërsa duket se SHBA-ja po i drejton radarët e saj drejt Azisë, aleatja e vjetër europiane ndihet e lënë pas dore. Megjithatë, ka pak gjasa që bashkëpunimi BE-SHBA të dobësohet dhe për sa kohë që Bashkimi Europian ia del të mbetet i fortë kjo i shërben të dyja palëve.
Në vitin 1973, Sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, pas një periudhe të pushtimit amerikan në Vietnam dhe Kinë, deklaroi “një vit të Europës”. Së fundmi pasi presidenti Barack Obama lajmëroi një “aks” strategjik amerikan ose një ribalancim për nga Azia, shumë europianë u shqetësuan rreth neglizhimit amerikan. Tani, me një krizë refugjatësh që po vazhdon, pushtimin rus në Ukrainën lindore dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë si dhe kërcënimin e britanikëve nga largimi prej BE-së, 2016 mund të bëhet një tjetër vit i Europës për diplomacinë amerikane.
Pavarësisht sloganeve, Europa ka burime impresionuese të energjisë dhe është një interes jetësor për Shtetet e Bashkuara. Megjithëse ekonomia amerikane është katër herë më e madhe se ajo e Gjermanisë, ekonomia e 28 shteteve anëtare në BE është e barabartë me atë të SHBA dhe popullsia prej 510 milionë është më e madhe se ajo prej 320 milionë e Amerikës.
Po, të ardhurat amerikane për frymë janë më të larta, por në kuptimin e kapitalit njerëzor, teknologjisë dhe eksporteve BE-ja është pothuajse një e ngjashme për nga ekonomia. Deri në krizën e vitit 2010, kur problemet fiskale në Greqi dhe gjetkë krijuan ankth në tregjet financiare, disa ekonomistë kanë spekuluar se euro mund të zëvendësohet shpejt nga dollari si valuta kryesore e rezervës në botë.
Në kuptimin e burimeve ushtarake, Europa shpenzon më pak se gjysmën e asaj të SHBA-së për mbrojtjen, por ka më shumë burra dhe gra ushtarë. Britania dhe Franca kanë arsenale bërthamore dhe një kapacitet të limituar për ndërhyrjen jashtë shtetit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Të dyja janë partnerë aktivë në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.
Sa për fuqinë e diplomatike, Europa ka pasur vend të rëndësishëm dhe europianët kanë luajtur një rol qendror në institucionet ndërkombëtare. Sipas një studimi të fundit nga Portland Group, Europa përllogaritet për 14 nga 20 vendet kryesore në botë. Ideja që Europa po bashkohej rreth institucioneve të përbashkëta e ka bërë shumë tërheqëse për fqinjët e BE-së, megjithëse kjo ide u zbeh pak pas krizës financiare.
Pyetja kyçe në vlerësimin e burimeve të fuqisë në Europë është nëse BE-ja do të ruajë mjaftueshëm kohezion për të folur me një zë të vetëm në shkallë të gjerë për çështjet ndërkombëtare apo do të mbetet një grupim i limituar i përcaktuar nga identitetet e ndryshme kombëtare të anëtarëve, kulturave politike dhe politikave të huaja.
Përgjigjja varion nga çështja. Në lidhje me tregtinë, për shembull, Europa është e barabartë me SHBA-në dhe në gjendje të balancojë pushtetin amerikan. Roli i Europës në FMN është i dyti pas SHBA-së (megjithëse kriza financiare uli besimin te euro).
Në çështjet e anti-monopoleve, përmasa dhe tërheqja e tregut europian ka bërë që firmat amerikane që kërkojnë të përfshihen në treg të duhet të fitojnë miratim nga Komisioni Europian si dhe nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Në botën kibernetike, BE-ja po vendos standarde globale për mbrojtjen e privatësisë, të tilla që SHBA dhe kompani të tjera shumëkombëshe nuk mund t’i injorojnë.
Por uniteti europian përballet me kufizime të rëndësishme. Identitetet kombëtare mbeten më të forta se një identitet i përbashkët europian. Partitë populiste të krahut të djathtë kanë përfshirë institucionet e BE-së mes shënjestrave të ksenofobisë së tyre.
Integrimi ligjor po rritet brenda BE-së, por integrimi i politikës së huaj dhe të mbrojtjes mbetet i kufizuar. Dhe kryeministri britanik David Cameron ka premtuar të pakësojë fuqitë e institucioneve të BE-së dhe t’ia lërë në dorë rezultatet e negociatave të tij me liderët e Bashkimit një referendumi popullor në fund të vitit 2017. Nëse Britania voton jo dhe del nga BE-ja, impakti mbi moralin europian do të jetë i rëndë – një rezultat që SHBA ka bërë të qartë se duhet shmangur, megjithëse ajo mund të bëjë pak për ta parandaluar atë.
Në kuptimin afatgjatë, Europa përballet me probleme serioze të demografisë, për shkak të normës së ulët të lindjeve dhe mungesës së vullnetit për të pranuar imigracionin masiv. Në vitin 1900, Europa kishte një të katërtën e popullsisë botërore. Nga mesi i këtij shekulli, mund të ketë vetëm 6 për qind dhe thuajse një e treta do të jetë më e moshuar se 65 vjeç.
Megjithëse vala aktuale e imigracionit mund të jetë zgjidhje e problemit afatgjatë të demografisë për Europën, është një kërcënim për unitetin europian, pavarësisht lidershipit të jashtëzakonshëm të kancelares gjermane Angela Merkel. Në shumicën e vendeve europiane, reagimi i ashpër politik ka qenë i madh, për shkak të normës së shpejtë të valës së refugjatëve (mbi një milion njerëz në një vit) dhe prejardhjes myslimane të shumë prej të ardhurve. Sërish, një interes i rëndësishëm diplomatik amerikan është në lojë, por Amerika nuk mund të bëjë shumë për këtë.
Ka një rrezik të vogël afatgjatë që Europa mund të bëhet një kërcënim ndaj SHBA-së dhe jo vetëm për shkak të shpenzimeve të pakëta ushtarake. Europa është tregu më i madh në botë, por nuk ka unitet. Dhe industritë e saj kulturore janë mbresëlënëse, megjithatë, në kuptimin e arsimit të lartë rreth 27 universitete europiane janë ndër 100 më të mirat, ku SHBA ka 52 prej tyre. Nëse Europa do t’i kapërcente dallimet e brendshme dhe do të përpiqej të bëhej një sfiduese globale e SHBA-së, asetet e saj mund të balanconin disi fuqinë amerikane, por nuk do të ishin të barabarta me të.
Për diplomatët amerikanë, megjithatë, rreziku nuk është një Europë që bëhet shumë e fortë, por një që është shumë e dobët. Kur Europa dhe Amerika mbeten aleate, burimet e tyre forcohen njëkohësisht. Pavarësisht polemikave të pashmangshme, që po ngadalësojnë negocimin e Partneritetit Trans-Atlantik të Tregtisë dhe të Investimit, ndarja ekonomike nuk ka gjasa dhe Obama do të duëhtojë në Europë në prill për të promovuar TTIP. Investimi direkt në të dyja drejtimet është më i lartë se me Azinë dhe ndihmon në ndërthurjen e ekonomive. Dhe ndërsa amerikanët dhe europianët kanë pasur fërkime prej shekujsh, ata ndajnë me njëri-tjetrin vlera të njëjta demokratike dhe të të drejtave më të mëdha krahasuar me çdo rajon tjetër në botë. Një SHBA e fortë apo një Europë e fortë nuk kërcënon interesat jetësore apo të rëndësishme të secilës. Por një Europë që dobësohet në vitin 2016 mund të dëmtojë të dyja palët.