Miqësia mes lojtarëve me origjinë shqiptare është e madhe, edhe pse disa prej tyre kanë zgjedhur që të luajnë me kombëtare tjetër. I tillë është edhe rasti i Amir Abrashit me Xherdan Shaqirin. I pari po përfaqëson me shumë sukses ngjyrat e Shqipërisë, ndërkohë që i dyti aktivizohet me Zvicrën. Së fundmi ata kanë postuar edhe një foto, teksa duken së bashku, ndërkohë që në verë do të jenë kundërshtarë në fushë në përballjen që do të hapë aventurën e kuqezinjve në “Euro 2016”.