Misioni u përmbush. E kapëm”. Kështu presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka bërë publike në Tëitter arrestimin e Joaquín Guzman Loera, i njohur me emrin El Chapo, kreu i kartelit të trafikut të drogës “Sinaloa”.
Ai është konsideruar si “lordi” i trafikantëve të drogës, njërit prej karteleve më të fuqishëm në botë. Ishte arrestuar në shkurt të vitit 2014, por ai u arratis në 11 korrik të 2015, me anë të një tuneli që ishte gërmuar nën qelinë e tij.