Tarashaj krasohet me Shaqirin

0
150

iiiiiiiiiiiiShani Tarashaj ka kaluar në radhët e Evertonit gjatë ditës së sotme. E kjo ka bërë bujë të madhe në mediat britanike, përkatësisht “Liverpoolecho” e ka quajtur prizrenasin si “Xherdan Shaqiri i ri”. “Evertoni ka fituar konkurrencën me Juventusin dhe Interin për të marrë Xherdan Shaqirin e ri. Trajneri Roberto Martinez është i lumtur me transferimin e Tarashajt. Shumë njerëz në Zvicër e vlerësojnë më shumë se Shaqiri”, shkruan portali ndër tjerash. Kujtojmë se Tarashaj kërkohej edhe nga ekipet e tjera evropiane, të tilla, si Sevilla dhe Villarreal.