Vrasja e 41-vjeçares greke nga bashkëshorti i saj shqiptar ka tronditur të gjithë opinionin publik në Greqi. Një mik i familjes ku ndodhi tragjedia, tregon për mediat greke se tërbimi i shqiptarit Klodi Lesi ishte aq i madh saqë kishte thyer edhe thikën me të cilën vrau gruan, shkruan Syri.net.
Ai qëlloi 7 herë me thikë viktimën dhe goditja fatale ishte kur e goditi në kokë me forcë, aq sa thika u thye në kafkën e 41-vjeçares. “I tillë ishte tërbimi i vrasësit, saqë thika u thye dhe mbeti në kafkë”, tregon miku i familjes.
Detajet tronditëse tregojnë gjaknxehtësinë dhe zemërimin që kishte Klosi Lesi, pasi kihte mbetur i papunë. Ai punonte tek biznesi familjar i gruas së tij, por 41-vjeçarja me iniciale S.M e kishte përjashtuar nga puna. Më parë, shqiptari kishte punuar disa herë nëpër agjenci turistike.
Pas krimit të rëndë, ai u largua duke marrë me vete edhe njërin nga fëmijët e tyre, një djalë 4 vjeç. Policia dyshon se u largua me taksi pas vrasjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.