Bie poshtë brenda 48 orëve konsensusi PS-PD për reformën në drejtësi

0
154

 

 

luPa kaluar dy ditë është futur në ngërç tryeza e bisedimeve e ekspertëve për reformën në drejtësi. Përfaësuesit e opzoitës janë larguar sërish nga tryeza duke akuzuar maxhorancën se nuk ka vullnet për të ndërprerë kapjen politike të institucioneve të drejtësisë. Mësohet se nuk ka konsensus për numrin e votave që duhen në kuvend për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Maxhoranca kërkon që ata të zgjidhen me 84 vota (3/5 e parlamentit) ndërsa opozita kërkon barazi në zgjedhjen e tyre (si në rastin e KQZ-së, ose me 92 vota).  Pas largimit nga mbledhja ekspertët e PD-së shpërndanë një deklaratë zyrtare ku thonë se maxhoranca ka refuzuar të analizojë propozimin e opozitës.

“Edhe pse dje në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot  që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron mos-kapjen politike të sistemit të drejtësisë, pavarësisht qëndrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje,” – thuhet në deklaratën e ekspertëve të PD-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency