Reforma në drejtësi/ Braktiset tryeza nga ekspertët e PD-së

0
160

111

 

Ekspertët e opozitës në tryezën e grupit të ekspertëve për Reformën e Opozitës kanë braktisur takimin pasi nuk është rënë dakort për asnjë nga çështjet që janë diskutuar sot mbi Reformën.

Mësohet se për 2 orë, prej orës 16.00, kur mbledhja nisi, nuk u arrit asnjë dakordësi për asnjë pikë, duke çuar kështu në mosmiratimin e asnjë klauzole.

Sipas ekspertëve të PD, nuk u gjet sërish një zgjidhje e përbashkët ndërsa ekspertët e PS po vijojnë diskutimet pa opozitën.