Napoletanët janë treguar edhe njëherë fantastikë duke fituar ndaj Frosinone, ndersa Inter është ndalur nga Sasuolo që fitoi ne minutën e fundit
Seria A dhuron spektakel dhe supriza në këte fillim viti. Napoli dhuron spektakël në javën e 19-të, që mbylli edhe fazën e parë të Serisë A. Skuadra e Sarrit triumfoi 5-1 në fushën e Frosinones, duke u shpallur edhe kampion dimri në kampionatin italian. Një paraqitje fantastike për të besuarit e Sarrit, ku Elseid Hysaj ishte titullar dhe zhvilloi një tjetër ndeshje në nivele shumë të larta. Pas avantazhit me Albiol, Napoli dyfishoi shifrat me 11-metërshin e fituar dhe shndërruar në gol nga Higuain. Më pas, Hamsik, sërish Higuain dhe Gabbiadini me një perlë vulosën pesë golat e napolitanëve, ndërsa rrjeta e nderit për Frosinonen, ku Arlind Ajeti qëndroi në stol, u shënua nga Sammarco. Me këtë sukses, Napoli kryeson i vetëm, në kuotën e 41 pikëve, 2 më tepër se Fiorentina dhe Interi, me zikaltërit që gabuan në mënyrë të pabesueshme. Skuadra e Mancinit u mposht 0-1 në Meazza nga Sassuolo, në një sfidë ku Ljajic shpërdoroi raste të mira për shënim, portieri Consigli mbajti miqtë në lojë, ndërsa Handanovic bëri mrekulli deri në minutën e pestë të kohës shtesë. Portieri nuk mundi të bënte asgjë përballë 11-metërshit të Berardit, me Interin që pësoi disfatën e dytë radhazi në shtëpi, pas asaj me Lazio-n. Në takimet e tjera, Genoa fitoi në Bergamo përballë Atalantës, me golat e Dzemaili-t dhe Pavoletti-t. Simone Pepe i dhuroi tri pikët Chievo-s në fushën e Bologna-s, ndërsa rikthehet buzëqeshja për Palermon, që me rrjetën e Vazquez mposhti Verona-n e Delnerit. Në krizë të plotë Torino, që u thye në shtëpi nga Empoli, në një sfidë të vendosur nga goli i Maçarone-s.
Garisa drejt largimit nga Roma
Rudi Garcia është shumë afër shkarkimit nga trajneri i Romës.
Kështu së paku kanë lajmëruar mediat italiane të cilat kanë shkruar se presidenti i Romës, James Pallot nuk e do më. Pallota ka thene se skuadrë së tij i mungon mentaliteti fitues dhe se problemi nuk është te gjendja fizike e futbollistëve. “Ndeshja e të shtunës mbrëma ka qenë neveritëse. Nuk është se skuadra ka probleme fizike”. “Gjendja fizike e futbollistëve është shumë e mirë dhe ky është një fakt. Ekipit po i mungon mentaliteti fitues”, ka thënë Pallota. Zëvendësimi më i përshtatshëm për Garcian shihet Luciano Spalleti i cili është në pritje të Romës. Një teknik që e njeh mirë skuadrën dhe do të mund ti sjellë grintën e muguar. Një skuadër e cila ka shumë emra cilësorë dhe që në këto vitet e fundit është investuar shumë por që akoma nuk po arrin që ti nxjerrë frytet. Kjo tregon që epoka e Garsias është drejt fundit.