Veliaj: Ja pse u largova nga Tirana gjatë përmbytjeve

0
171

Kryetari i G99 Erion Veliaj, duke folur per mediat pas nje takimi me aleate ne hotel Tirana, ku kane vendosur se opozita nuk do te protestoje per kutite e votimit, deri ne perfundimin e situates emergjente te permbytjeve ne Shkoder.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion veliaj ka folur rreth vizitës së tij në Sri Lanka, e cila ngjalli zemërimin e qytetarëve pasi u largua ditën e përmbytjeve në Tiranë. Duke folur nga studio e ‘Njerëz në Fokus’, Veliaj tha se u nis për në këtë vizitë pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm dhe analizës së situatës.

“Në fakt duhet të isha nisur me përpara. E shtyva një ditë. E kishim nën kontroll situatën me përmbytjet, dhe vetëm një zonë ishte problematike. Për shkak të rrugëve që nuk përballojnë dot situatën. E vetmja gjë që ishe anomali ishte çështja e Kodrës së Farkës. Rrezikohej shembja e pallateve. Blloqe të tëra betoni që mbajnë njerëz brenda, rrezikonin të ktheheshin në një tragjedi. Ajo situatë u përballua me sukses. Ne e trashëguam këtë situatë. Atë që ka bërë këtë situatë, bërtasin më shumë. Unë përpiqem të fokusohem te puna. Është kollaj të bëhesh si hije, dhe t’ia lësh fajin tjetrit. Jam nisur atë ditë, pasi u mblodh shtabi i emergjencës, dhe situata ishte nën kontroll. I kuptoj ata që shqetësohen për derdhjen e Shkumbinit, apo situatën në Shijak. Janë bashki të tjera. Ne kishim këtë organizim, pasi një konferencë e tillë do të mbahet edhe në Tiranë. Kjo është arsyeja pse në 20 janar do të kemi një konferencë donatorësh. Unë jam mësuar të marr vendime në interes të qytetarëve shqiptare, dhe për të bërë më të mirën. Tirana ishte në duart e dikujt që i rri mbi kokë dhe e monitoron situatën. Ndërtuesi që ka bërë një gropë me lejen nga ata që sot bërtasin, kanë bërë hatanë”, tha Veliaj.