Bledar Pullazi, inspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, mësohet se është vëllai i këshilltarit socialist në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi. Bledar Pullazi është gjithashtu edhe donator i Partisë Socialiste.
Inspektori i IKMT u denoncua nga emisioni ‘Stop’ duke marrë 50 mijë Lekë ryshfet për një çështje legalizimi, i cili shkarkuar sot nga detyra. Bashkë me të, u shkarkua edhe inspektori tjetër Aneld Këndezi, ndaj të cilëve do të nisë ndjekje penale.