Juventusi është pësëri ai që frikëson skuadrat e Seria A. Nga vërshëllimat në start të kampionatit e deri tek ringritja në tabelën e klasifikimit, me vetëm 2 pikë larg Napolit kryesues. Trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Allegri ka komentuar fazën e parë të kampionatit me anë të një postimi në rrjetin e tij social Tëitter. Tekniku ka preferuar që ringritjen e skuadrës së tij ta krahasojë më atë të një filmi, ku pjesa e parë ishte e frikshme dhe me akison, ndërsa për të dytën ai bën thirrje që njerëzit të rikthehen në sallë, pasi ekipi i tij do t’i emocionoje dhe argëtojë. Në 10 javët e para të kampionatit, kampionët në fuqi të Italisë kanë vuajtur shumë, por që nga takimi me Empolin e deri tek sfida me Sampodrian, humbja është zhdukur nga fjalori i tyre. Nëntë takime nëntë fitore. Shifra të frikshme këto për një skuadër që dukej se ishte jashtë garës për titull kampion. Sigurisht që gara është ende e hapur, por përmirësimi është i dukshëm dhe Zonja e Vjetër do të luftojë deri në fund. Faza e parë e kampionatit ka qenë emocionuese, por Allegri premton se pjesa e dytë do të jetë akoma edhe më drithëruese.