Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Buna në Shkodër.
Viktima mësohet se është Ramiz Aliaj, 35 vjeç i cili ka qenë duke lundruar me një varkë kur është mbytur.
Aliaj është nga fshati Vrakë në Malësinë e Madhe. Ai ishte duke peshkuar në lumë kur ka humbur jetën.
Burime nga policia thanë se ngjarja është aksidentale.