Rrëmbimi i Çollakut, policia ende asnjë pistë për autorët

0
177

collakuNdonëse kanë kaluar disa ditë nga rrëmbimi dhe më pas ekzekutimi i shtetasit Gazmir Çollakut në Durrës, policia ende nuk ka një pistë. Deri sot kemi vetëm alibi dhe pjesë të coptuara që lidhin rrëmbimin me një ngjarje po të ndodhur në Durrës  më parë. Tashmë policia ka në dorë një fakt tek i cili dyshon se mund të bëjë lidhjet mes dy ngjarjeve të rënda. Katër personatq ë rrëmbyen Gazmend Çollakun  i janë shmangur patrullave të policisë. Askush nga organi i rendit nuk do të thotë sot se cfarë ndodhi me Çollakun, përse katër personat e rrëmbyen dhe kush kanë qenë lidhjet e tij me një krim të mëparshëm.    Rrëmbyesit e Gazmend Çollakut qenë një hap para policisë, natën kur ndodhi krimi. Dyshohet se personat që rrëmbyen 40-vjeçarin ikanë marrë aparatin cellular e më pas kanë ndryshuar drejtim duke çorientuar dhe policinë, e cila nuk ka mundur t’i vihet nga pas. Janë marrë rreth 70 persona në pyetje, por ende asgjë. Të dhënat flisnin për lëvizjen drejt Tiranës dhe ka qenë pikërisht ky itinerari ku janë përqëndruar kontrollet e policisë. Ndërsa pengmarrësit udhëtonin drejt Krujës me Gazmend Çollakun, policia ngrinte postblloqe në rrugën Durrës- Tiranë. Kontrolle të shumta iu bënë qytetarëve natën e vrasjes, por pa asnjë rezultat. Pengmarrësit e ekzekutuan Çollakun në fshatin Muriqan të Krujës. Ndërkohë celulari i tij u gjet në maminas vetëm dy ditë më parë i hedhur në rrugë. Dyshohet se Çollaku u vra pasi e dinte shumë mirë se kush ishin vrasësit e dy miqve të tij Ervin Kodrës dhe Endri Çaushaj. Autorët e vrasjes së dyfishte kishin mësuar se Çollaku po bashkëpunonte me policinë  dhe për këtë arsye thurën planin e rrëmbimit dhe më pas vrasjes së tij.