Shtohen tentativat e vetëvrasjeve, një grua humb jetën dy te tjera shpëtohen

0
152

litariNjë vajzë 17 vjeçe nga një fshat i Dibrës tentoi t’i jepte fund jetës duke përdorur litarin. Një grua  në Durrës u hodh nga kati i shtatë  dhe një  tjetër në Tiranë tentoi të hidhej nga dritarja e katit të dytë të një lokali në një qendër tregtare. Ky është bilanci i tentativave për vetëvrasje në vend brenda një dite. Sipas të dhënave të policisë së shtetit e mitura nga  fshati Lishan i Epërm në Dibër tentoi të vetëvarej në litarë. Ajo u shpëtua në kohë nga të afërmit e saj, të cilët e dërguan menjëherë në spitalin rajonal ku mori dhe ndihmën e parë mjekësore dhe është në kontrollin e mjekëve. Nga të dhënat e para mësohet se 17-vjeçarja dyshohet të ketë pasur një lidhje dashurie me një 50-vjeçar. Prej disa kohësh vajza e mitur ka qenë në presionin e 50-vjeçarit, i cili e detyronte të mos tregonte lidhjen e tyre të fshehtë. Vajza ndërmori veprimin ekstrem e ndodhur në kushte të rënda psikologjike.  Ajo është future në kasollen e druve për tu vetëvarur me litar, por është diktuar nga të afërmit. Ndërkohë në Tiranë kamerierët e një lokali dhe policia arritën të parandalonin në kohë një vetëvrasje në një qendër tregtare. Një vajzë në koshte të rënda depresive  ka tentuar të hidhet nga dritarja e një lokali, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga stafi i lokalit ku ishte duke pirë kafe. Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Një 46 –vjeçare në kushte të rënda depressive i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.