Zbardhet takimi Rama-Lu, ja cilat propozime refuzoi Rama

0
127

luJanë zbardhur diskutimet për më tepër se dy orë që ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pati dje gjatë takimit në pallatin qeveritar me kryeministrin Edi Rama. Sipas burimeve tepër konfidenciale të Syri.net, ambasadori Lu i ka i kërkuar Ramës përreth dy orë që të pranojë propozimin e dy ekspertve të huaj që sugjeronin se miratimet në Parlament për të propozuarit për Këshillin e Lartë Gjyqësor të bëhen me 2/3-tat kurse në tjetrën të fillojnë me 3/5 në mënyrë që të mos ketë kapje të sistemit nga asnjë asnjë prej shumicave cilado qoftë ajo në pushtet. Ky propozim është pranuar në fakt edhe nga vetë ekspertët demokratë të cilët në ato pak përballje që kanë patur me kolegët e tyre të mazhorancës, kanë arritur të marrin edhe konsensusin e tyre për këtë cështje. Por këta të fundit e kanë pranuar vetëm me një kusht. Burime për Syri.net brenda Komisionit të Reformës në Drejtësi, bëjnë me dije se ekspertët e PS-së janë shprehur se parimisht ata janë dakord, por më parë duhej që të konsultoheshin për këtë cështje edhe me Kryeministrin Edi Rama. Por sic raportohet nga të njëjtat burime, kryeministri Rama pasi është një njohur me këtë propozim të ekspertëve të Komisionit të Venecias është shprehur kategorikisht kundër duke i mëshuar faktit se mënyra e votimit në parlament duhet të ishte vetëm ajo me 3/5-tat një version që i shkon për shtat mazhorancës që ai bashkëdrejton aktualisht në Kuvend me Ilir Metën, ndërsa formula me 2/3-at do i pamundësonte mazhorancës aktuale emërimin e gjyqtarëve pa marrë me herët konsensusin e opozitës dhe bashkë me të edhe votat e saj. Mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi i ambasadës amerikane por edhe ekspertëve të Komisionit të Venecias të cilët tashmë do të përballen me një draft përfundimtarë të Reformës në Drejtësi, në të cilën mungon firma dhe propozimet e ekspertëve të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency