Bashkia Tiranë/ Rritet edhe çmimi i aboneve, nuk ndryshon për abonetë e studentit

0
186

abonete_0Vendimi i rritjes sëçmimit të biletës që u miratua nga qeveria në fund të vitit do tëçoje dhe në rritjen e çmimit të aboneve. Në një njoftim zyrtarë Bashkia e Tiranës për të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban do të rritet dhe çmimi i aboneve. Sipas këtijë njoftimi bëhet iditur se çmimi për një abone linje nga 900 lekë do të bëhet 1200 lekë dhe nuk do të ketë më rritje, ndërkohë që çmimi i abonesë së përgjithshme nga 1200 lekë do të bëhet 1600 lekë dhe nuk do të ketë rritje të mëtejshme. Nuk ndryshon vetëm çmimi i abonesë për studentët. Ajo do të mbetet 600 lekë. Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që kërkoi si kusht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që të mos bëhej rritje e çmimit për këtë kategori.Vendimet për rritje të çmimit të biletës dhe aboneve u miratuan në Këshillin Bashkiak në datën 30 dhjetor 2015 me votat e mazhorancës.Nga ana tjetër nuk është foluar asnjë herë se si ky ndryshim në rritje tëçmimit do tu vijë në ndihmë qytetarëvë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në transportin publik.