Në “Anfield Road” do të luhet kryendjeshja e javës teksa do të vihen përballë njëra-tjetrës Liverpooli dhe Arsenali, dy skuadra që kanë patur ecuri krejtësisht të ndryshme deri tani. “Topçinjtë” e Arsene Ëenger me meritë kryesojnë kampionatin, ndërkohë që të Kuqtë kanë treguar se janë një ekip me shumë ulje-ngritje dhe pas 20-të javëve të para pozicionohen në vendin e 8-të të klasifikimit, me 30 pikë të grumbulluara. Gjithsesi te Liverpooli shpresojnë shumë që të ndalin ecurinë pozitive të Arsenalit këtë të Mërkurë, por trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se skuadra që ai drejton do ta ketë shumë të vështirë të fitojë nëse kërkon të imitojë Arsenalin duke u përpjekur të zhvillojë të njëjtin stil loje si londinezët. “Arsenali me Ëenger aplikon një stil shumë të qartë futbolli, ata kërkojnë të kenë gjatë gjithë kohës kontrollin e topit. Nëse ne synojmë të bëjmë të njëjtën gjë si Arsenali do ta kemi të pamundur për të fituar, sespe ata diçka të tillë e bëjnë për një kohë shumë të gjatë. Por mbajtja e topit nuk është gjëja e vetme gjë që dinë të bëjnë Topçinjtë sepse ata janë një skuadër shumë e rrezikshme edhe në kundërsulm. Gjithsesi ne do të zbresim pa frikë në fushë ndaj tyre dhe do të luajmë shanset e tona. Duam tre pikët dhe do të japim maksimumin për t’i marrë ato”. Klopp më pas shtoi se ai ka një respekt të veçantë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger pasi sipas gjermanit të drejtohesh një skuadër për aq shumë vite në Premier League nuk është aspak e thjeshtë. “Ëenger ka bërë një punë të shkëlqyer, ai është një trajner i madh një nga më të mirët në Botë, dhe unë kam shumë respekt për të. Premier League është një kampionat shumë intesiv dhe të drejtosh për kaq shumë vite të njëjtën skuadër do të thotë që je një njeri shumë i aftë”.