Mbyllet grumbullimi I talenteve kuqezi

0
193

rey-manajRreth 400 talentë iu përgjigjën ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, për turin e seleksionimeve nëpër Europë. Këto janë shifrat zyrtare me vëzhgimin e kandidatëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, për një fanellë kuqezi.Grumbullime në tre shtete, me lojtarë të rinj nga familjet e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Testimet nisëm më 5 Janar në Selanik, ku të pranishëm ishin afro 70 futbollistë të datëlindjeve 1998-’99 dhe 2000-’01. Seleksionet 3-ditore në Greqi vazhduan në kryeqytetin Athinë me 160 talentë të tjerë të pranishëm. Më 9 Janar seleksionimet vijuan në Zyrih, ku befason fakti se megjithë numrin e lartë të futbollistëve me origjinë shqiptare në Zvicër dhe lojtarëve të ardhur nga Gjermania, të pranishëm ishin më pak se 60 talentë. Ata u vëzhguan nga trajnerët e të gjithë ekipeve Kombëtare, nga zv/trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, për të vijuar me trajnerin e përfaqësueses Shpresa, Redi Jupi, trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve, Arjan Bellai dhe ai i përfaqësueses së 17-vjeçarëve, Xhemal Mustedanagiç. Seleksionimi i talentëve nëpër Europë vijoi në Verona të Italisë, ku 105 kandidatët u vëzhguan nga dy ndihmësit e De Biasit në stolin kuqezi, Paolo Tramezani dhe Erion Bogdani. Seleksionimet për Kombëtaret e moshave do të vazhdojnë, ku pas disa ditësh do të nisin në Kamëz grumbullimet me lojtarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency