Tepelenë/ Dhunohet ish drejtori i spitalit

0
236

policia-tepelene-655x356Ish drejtori i spitalit të Tepelenës është dhunuar nga disa persona, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Siç bëhet e ditur, ish drejtori Avni Bega nga dhuna e ushtruar nga disa persona ka pësuar dëmtime në kokë dhe nofull, pasi goditjet e marra kanë qenë të shumta.
Menjëherë pas ngjarjes, ish drejtori ka njoftuar policinë, ndërkohë që dyshon se ky akt i paprecedent ka ardhur pasi  Bega denoncoi më parë një skandal për abuzimin me 80 mln lekë nga drejtoresha e spitalit.

“ Dyshoj se dhunimi ka lidhje me denoncimin që kam bërë për drejtoreshën e spitalit” ka thënë Bega i cili ka shtuar se, “Para pak muajsh denoncova drejtoreshën Ediola Brahaj për abuzim me 80 mln lekë” ka vijuar ai.