Vila prej 10 milionë paund e çiftit George Clooney dhe bashkëshortes së tij Amal është përmbytur nga dalja e rrjedhës së lumit Tamiz. Aktori hollywoodian dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shtëpisë, duke bezdisur mjaft dhe fqinjët. Gjithashtu çifti ka kërkuar që përreth pronës, të vendosen dhe 18 kamera sigurie. Fatkeqësisht punimet e bëra për shtëpinë, mund të jenë shkatërruar nga vërshimi i ujit, që ka mbuluar një pjesë të kopshtit të tyre.