Artur Kuliçi i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim që në vitin 2013 për vrasjen e balerinës Sonila Tafa nuk i është ndryshuar masa e dënimit.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar ankimin e bërë nga avokati i tij për lehtësimin e masës së dënimit.
Ngjarja për të cilën është akuzuar Artur Kuliçi ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 6 prill 2013 në një lokal në afërsi të Kthesës së Kamzës. Kuliçi u përfshi në një sherr me disa persona të tjerë dhe u nxor jashtë nga truprojat.
Më pas nga automjeti I tij në oborrin e lokalit ai qëlloi me armë automatike në drejtim të truprojave, por plumbat goditën 26-vjeçaren Sonila Tafa, e cila në atë moment po dilte nga lokali me një mikeshën e saj.
Tafa, ndërroi jetë rrugës gjatë transportimit për në spitalin ushtarak.Më 12 shkurt 2015, Gjykata e Tiranës vendosi deklarimin fajtor të Artur Kuliçit për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.