Dimri në muajt e tij është padiskutim vetë mbret i tyre. Këto ditë temperaturat në Siberi kanë arritur nivele ekstremisht të ulëta, minus 30 gradë, dhe kjo valë e të ftohtit është shpërndarë në të gjithë Europën. Sipas parashikimit të motit, nga data 16 janar deri në datën 22 janar do të ketë reshje dëbore dhe ngrica në të gjithë Shqipërinë dhe Europën. Presioni i lartë do të nisë që të spostohet në Atlantik duke sjellë në Europë rryma të ftohta nga Rusia dhe Siberia.Këto rryma do të ngrijnë për disa ditë të gjithë Europën.Ky i ftohtë i njohur ndryshe i si “i ftohti siberian”, acari do të bëjë që ky dimër të jetë më i ashpri në vitet e fundit. Europa qendrore dhe ajo lindore janë përfshirë nga temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Sipas metereologëve, pritet që gjendja e motit në këto rajone të përkeqësohet në ditët e ardhshme. Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje të shumta në Britaninë e Madhe janë zëvendësuar me reshje dëbore. Po ashtu, edhe Gjermania, Franca dhe kryesisht Italia veriore po përballen me një dimër të vonuar por të pazakontë. Së paku 50 njerëz kanë vdekur në Ukrainë dhe në Poloni, si pasojë e rrymave të akullta kontinentale që vijnë nga Siberia. Termometri në Sofje të Bullgarisë ka thyer rekordin duke arritur në minus 20 gradë Celsius, temperatura më e ulët në 50 vjet. Ndërkohë që Europa qendrore dhe ajo lindore do të vijojnë të mbulohen nga dëbora, reshjet e shiut do të përfshijnë jugun e Ballkanit. Ekspertët e shërbimit metereologjik thonë se i ftohti i tillë do të zgjasë të paktën edhe 2 javë të tjera.