Policia ka arrestuar tre doganierë në doganën e Kakavijës. Sipas policisë ata akuzohen për korrupsion pasiv, pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Mësohet se janë arrestuar shtetasit Edison Qose 42 vjeç, Ilirian Ymeraj 24 vjeç dhe doganierja Eneida Çuçi 35 vjeç.Sipas policisë Ilirian Ymeraj braktisi detyrën kur mësoi për arrestimin e Edison Qoses. Burime bëjnë të ditur se Ymeraj ka lejuar kalimin e mallrave kontrabandë kundrejt shumës prej 200 eurosh.