Shumë prej nesh e mbajnë mend sherifin e Nottinghamit në filmin e famshëm të vitit 1991, “Robin Hudi, princi i Hajdutëve”, me protagnosit Kevin Kostner. Aktori Alan Rickman ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, në Londër. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e aktorit. Sipas “The Guardian”, ai vdiq pas një beteje me kancerin. Rickman ka qënë mjaft i dashur për rolet e tij në filma si Harry Poter, apo Die Hard. Në prill të vitit të kaluar mësohet se ai u martua në mënyrë sekrete me Rima Horton.