Shqetësimi i madh i Atleticos së Madridit për sezonin e ardhshëm quhet Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ka shkëlqyer në aventurën të e tij të deritanishme me Los Colchoneros, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha europiane. Por te Atletico nuk dëshirojnë ta humbasin 24-vjecarin dhe janë gati të përfshijnë një kluazolë të re në kontratën e Griezzmann për të mos lejuar largimin e sulmuesit te Reali i Madridit, Bayerni i Mynihut apo Chelsea. E përditshmja spanjolle As e cila qëndron shumë afër aktulitetit madrilen në numrin e kësaj të Enjteje hapej me titullin, ” Klauzolë anti Real për Antoine Griezmann duke iu referuar faktit se nga frika se trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane mund të bindë bashkëkombasin e tij të transferohet në Bernabeu, drejtuesit e Los Colchoneros po mendojnë ta rrisin nga 80 në 100 milionë Euro kluazolën e largimit të 24-vjecarit. Një sinjal mëse i qartë ky se te Atletico nuk kanë ndërmend të lëshojnë yllin e tyre. 14 gola ka shënuar Griezmann në këtë sezon me fanellën e Los Colchoneros , 10 në La Liga dhe 4 në Champions duke rezultuar futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës së El Cholo Simeones. Përvec Realit të Madridit për ish lojtarin e Sociedadit kanë shfaqur interes të madh edhe Chelsea e Bayern Munich. Anglezët janë në prag të një revolucioni dhe në verën e ardhshme do të bëjnë cmos për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë, ndërsa Bayerni shikon te francezi i Atleticos zëvendëusin ideal të Franck Ribery. Gjithsesi 100 milionë Euro është një shifër shumë e lartë edhe për klube si Reali, Bayerni e Chelsea kështu që me këtë lëvizje që po bën Atletico mund të blindojë xhevahirin e saj edhe për disa vite.