Është ndarë nga jeta në moshën 73 – vjeçare, pas një beteje të gjatë më kancerin, bashkëshorti këngëtares Celine Dion, Rene Angelil. Së bashku prej një jete dhe përkrah njëri-tjetrit në momente të vështrira, çifti Dion-Angelil, është ndarë përgjithmonë.
Angelil u nda nga jeta në shtëpinë e çifti i Las Vegas, për një beteje kurajoze prej thuajse 20 vitesh me kancerin. Fatkeqësisht bashkëshorti i këngëtares, humbi jetën pikërisht disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 74-ët dhe përvjetorit të 21-të të martesës së sij me divën e muzikës.
Njoftimi është bërë nga vetë artistja nëpërmjet stafit të saj, në status në profilin e saj në Facebook. Për këtë arsyeja 47-vjeçarja ka anulluar të gjitha shfaqjet e saj në Las vegas, deri në muajin shkurt.